Më 03.07.2026 në orën 16:40, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Ohër, është privuar nga liria E.S. (26) nga Struga, i cili më herët, në bulevardin “Makedonski Prosvetiteli” në Ohër, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Lidhur me të njëjtin rast është arrestuar edhe B.K. (28) nga Ohri, i cili ka qenë së bashku me E.S. dhe ka ofenduar zyrtarët policorë si dhe nuk i ka respektuar urdhrat e tyre.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngriten kallëzime përkatëse.













