Saturday, July 4, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAhmeti: Shqiptarët dëshmuan se dinë të fitojnë edhe në politikë, jo vetëm...

Ahmeti: Shqiptarët dëshmuan se dinë të fitojnë edhe në politikë, jo vetëm në luftë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë një tubimi në Bogovinë, deklaroi se BDI ka arritur të rrëzojë bindjen e krijuar ndër vite se shqiptarët janë të aftë vetëm në luftë, por jo edhe në udhëheqje politike.

Sipas Ahmetit, zhvillimet ndër vite kanë dëshmuar të kundërtën, pasi shqiptarët jo vetëm që dolën fitues në luftë, por arritën edhe suksese të rëndësishme në skenën politike. Ai theksoi se përfaqësimi i shqiptarëve është rritur nga vetëm 1 për qind deri në arritjen e një kryeministri shqiptar.

Në fjalën e tij, Ahmeti vlerësoi se BDI-ja është vazhdim i rrugëtimit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), duke nënvizuar se, ashtu si UÇK-ja tregoi aftësi në organizimin dhe drejtimin e luftës, edhe BDI-ja ka dëshmuar se di të hartojë programe dhe të udhëheqë procese politike.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!