Friday, July 3, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiReagon LSH-Strugë/ Qytetarët meritojnë përgjigje: Ku shkoi premtimi për mjetet nga shitja...

Reagon LSH-Strugë/ Qytetarët meritojnë përgjigje: Ku shkoi premtimi për mjetet nga shitja e “Audisë”?

Lajmi për shitjen e “Audisë” më të famshme në Strugë, veturës së ish-kryetarit të komunës, bëri bujë sot në mjetet e informimit. Por përtej lajmit dhe bujës mediatike, lind një pyetje shumë e rëndësishme: a u realizua qëllimi për të cilin ky propozim mori mbështetje?

Mendi Qyra e prezantoi shitjen e kësaj veture si simbol të ndryshimit, kursimit dhe transparencës. U premtua se mjetet nga shitja do të shfrytëzoheshin për një qëllim të mirë, konkret dhe human. Me fjalë të tjera, u tha se paratë nga shitja do të shfrytëzohen për nevoja publike, përfshirë edhe një mjet transporti për klubet sportive dhe/ose për fëmijët me nevoja të veçanta.
Sot, megjithatë, qytetarët dëgjojnë se paratë do të shkojnë për shlyerjen e borxheve të komunës.
Pra, nga një premtim human dhe publik, përfunduam te një tjetër arsyetim me borxhet e trashëguara.

Ne nuk jemi kundër shitjes së veturës luksoze. Përkundrazi, çdo luks i panevojshëm me para publike duhet të marrë fund, ndaj dhe vota e këshilltarëve tanë ishte pro këtij propozimi, por ama jemi kundër premtimeve që tingëllojnë bukur në fushatë dhe ndryshojnë kuptim sapo pushteti merret në dorë.

Mjaft më me teatër politik!

Struga ka nevojë për punë të ndershme, transparencë të vërtetë dhe llogaridhënie!

Lidhja Shqiptare – Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!