Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të nxirret dhe mos lejohet në territorin e vendit për një periudhe 15-vjeçare, me motivacionin kërcënim për vendin, sigurinë kombëtare dhe rendin publik.
Huduti ka marrë pjesë në protestat qytetare në Tiranë. Gjithashtu këtë të enjte kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me Hudutin të cilën e ka cilësuar si një përfituese dhe jo protestuese.
Ai theksoi se në foton tjetër ajo shihet në krah me ish-presidentin e Iranit, Mahmoud Ahmadinejad teksa e ka quajtur atë si kryeshërbëtor i ajatollahëve.














