Monday, June 15, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiShtrenjtohet nafta dhe benzina! Këto janë çmimet e reja

Shtrenjtohet nafta dhe benzina! Këto janë çmimet e reja

Nga mesnata hyjnë në fuqi çmimet e reja të derivateve të naftës. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave do të rriten, ndërsa dizeli do të shtrenjtohet lehtë. Në të njëjtën kohë, do të ketë ulje të çmimeve për vajin ekstra të lehtë për amvisëri dhe mazutin.

Benzina Eurosuper BS-95 do të kushtojë 87,5 denarë për litër, pasi çmimi i saj është rritur me 1,5 denarë. Ndërkaq, Eurosuper BS-98 do të shitet me 90 denarë për litër, pas një rritjeje prej 2 denarësh.
Edhe dizeli pëson një rritje të vogël prej 0,5 denarësh për litër, duke arritur në 87,5 denarë.

Nga ana tjetër, çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri ulet me 2,5 denarë, kështu që nga mesnata do të kushtojë 86,5 denarë për litër.
Ulje regjistron edhe mazuti, i cili tani do të tregtohet me çmim prej 46,2 denarë për kilogram.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!