Wednesday, June 10, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëPuna dhe përkushtimi i arsimtares Nekie Selimi kurorëzohet me një projekt mbresëlënës...

Puna dhe përkushtimi i arsimtares Nekie Selimi kurorëzohet me një projekt mbresëlënës në shkollën e Frëngovës (FOTO)

Puna dhe përkushtimi i arsimtares Nekie Selimi kurorëzohen me një projekt mbresëlënës

Kreativitet, elegancë dhe vetëdije për mjedisin në projektin “Fashion Week”
Nxënësit e klasave të 9-ta, në bashkëpunim me arsimtaren e gjuhës angleze Nekie Selimi, realizuan me shumë sukses projektin kreativ “Fashion Week”, duke dëshmuar se moda dhe kujdesi për mjedisin mund të ecin së bashku.
Projekti u zhvillua në Shkollën Fillore “Jeta e Re” në Frëngovë, ku nxënësit shfaqën talentin, imagjinatën dhe aftësitë e tyre krijuese përmes fustaneve të punuara nga materiale të ricikluara. Krijimet e tyre unike u realizuan me kanaçe, lule artificiale dhe pëlhura tradicionale, duke i dhënë secilit model një pamje të veçantë dhe plot origjinalitet.
Merita të veçanta i takojnë arsimtares Nekie Selimi, e cila me përkushtimin, vizionin dhe mbështetjen e saj frymëzoi nxënësit të shndërrojnë materialet e zakonshme në vepra të vogla arti. Falë udhëheqjes së saj profesionale, projekti jo vetëm që promovoi kreativitetin dhe punën në grup, por edhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e riciklimit dhe mbrojtjes së mjedisit.
“Fashion Week” ishte një dëshmi e shkëlqyer se kur talenti i nxënësve bashkohet me përkushtimin e një arsimtareje të përgatitur dhe frymëzuese si Nekie Selimi, rezultati është një aktivitet mbresëlënës që meriton çdo lëvdatë.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!