Moti i paqëndrueshëm sot në RMV, nga nesër rikthehen temperaturat e larta
Maqedonia e Veriut po përballet sot me mot të paqëndrueshëm, i shoqëruar me vranësira të ndryshueshme, reshje lokale shiu dhe mundësi për stuhi në disa rajone të vendit. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve meteorologjike, kushtet atmosferike do të përmirësohen nga dita e premte, kur pritet mot kryesisht me diell dhe rritje e ndjeshme e temperaturave. Gjatë fundjavës, termometri në shumë vende të vendit pritet të shënojë deri në 30 gradë Celsius.
Meteorologët bëjnë thirrje për kujdes në zonat ku mund të ketë reshje intensive dhe aktivitet elektrik, ndërsa ditët në vijim pritet të sjellin mot më të qëndrueshëm dhe tipik veror.
(Struga Ekspres)













