Thursday, June 4, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDita e 5-të e protestës, qytetarët shpallin 5 kërkesa për Ramën

Dita e 5-të e protestës, qytetarët shpallin 5 kërkesa për Ramën

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte për të pestën ditë radhazi përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas ngjarjeve të ndodhura në Zvërnec, ku protestuesit denoncojnë përdorimin e dhunës nga efektivët e policisë.

Pjesëmarrësit në protestë mbajtën pankarta dhe hodhën akuza ndaj qeverisë për atë që e cilësuan si represion ndaj qytetarëve që kundërshtojnë vendimmarrjet e pushtetit.

Gjatë fjalimeve, një prej protestuesve paraqiti pesë kërkesat kryesore të tubimit, të cilat sipas tij burojnë nga vullneti i lirë i mijëra qytetarëve të bashkuar në mbrojtje të interesit kombëtar:

1. Dorëheqjen e qeverisë;
2. Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
3. Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
4. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
5. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!