Autostrada nga Kërçova deri në Ohër do të përfundojë brenda afatit të planifikuar, deri në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Njëkohësisht, po vazhdojnë punimet për ndërtimin e seksionit Tetovë–Gostivar dhe Gostivar–Bukojçani, deklaroi sot kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski.
Para disa ditësh kemi bërë inspektim të aktiviteteve ndërtimore që po zhvillohen në autostradë, fillimisht në Gostivar–Bukojçani, e pastaj Kërçovë–Ohër. Më shumë se një miliard po investohet në këtë segment rrugor dhe pres që segmenti Kërçovë–Ohër të përfundojë diku, më së voni në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Ajo që ishte lënë pas dore, u la pas dore dhe u shkatërrua, tha Mickoski.
Ai shtoi se po shqyrtohet mundësia që më në fund të ketë edhe përgjegjësi për atë se pse punimet në rrugën Kërçovë–Ohër janë lënë në atë gjendje për një kohë të gjatë.
Poashtu, siç dëgjuam edhe nga vetë zbatuesi i projektit, në segmentin Gostivar–Bukojçani realizimi është në fazë të avancuar. Në fakt, nga rreth tridhjetë kilometra gjithsej, mendoj se gjysma tashmë është hapur, theksoi kryeministri.
Ai sqaroi se sa i përket segmentit urbanistik, marrëdhëniet pronësore-juridike janë përmbyllur plotësisht, kështu që kontraktuesi mund të vazhdojë punën dhe ta përfundojë edhe këtë pjesë të autostradës.
(Struga Ekspres)













