Visar Polisi zgjidhet kryetar i nëndegës së Dobovjanit, në kuadër të degës
së Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë.
Në vazhdën e ristrukturimit të nëndegëve të Bashkimit Demokratik për
Integrim në degën e Strugës, pas një takimi me strukturat e fshatit
Dobovjan, njëzëri u vendos që detyrën si kryetar i kësaj nëndege ta marrë
Visar Polisi.
Përndryshe, Visari është i angazhuar si administrator në Ndërmarrjen Komunale të Ujësjellësit në Strugë dhe njihet si
një person me integritet dhe energji dhe me një prezencë të madhe në jetën shoqërore në Dobovjan.
Njëherit, në takim dhe në ceremoninë e dorëzim-pranimit të detyrës mori pjesë edhe ish Kryetari i nëndegës, Sadat Musa, i cili udhëhoqi me plotë sukses këtë nëndegë dhe gjithashtu do vazhdojë të jetë aktiv dhe të jap kontributin e tij në këtë nëndegë.
Zgjedhja e Visarit konfirmon edhe njëherë se objektivat e Bashkimit
Demokratik për Integrim janë të qarta dhe karakterizohen nga fryma e
energjia e re, integriteti i lartë, sinqeriteti dhe angazhimi për të
mirat e përbashkëta.

















