Në përkujtim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, sot zhvilluam një aktivitet përkujtimor me dinjitet të lartë, duke nisur nga fshati Dollogozhdë i Strugës.
Në këtë ditë me rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare, u përulëm me respekt të thellë para veprës dhe sakrificës së veprimtarëve dhe heronjve të kombit, duke bërë homazhe pranë vendprehjes së Nuri Mazari (Komandant Struga), Selman Seferi, Islam Veliu, Refajet Dervishi dhe Nuri Ameti – Capri.
Kujtimi i tyre mbetet i gjallë dhe frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë, si dëshmi e përkushtimit dhe sakrificës për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.
Lavdi e përjetshme veprës së tyre dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar.

























