Paradite në Maqedoninë e Veriut moti do të jetë i kthjellët dhe pak më i freskët, ndërsa gjatë ditës pritet të mbizotërojë mot me diell, i shoqëruar me vranësira të lehta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri në 6 gradë, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 18 deri në 25 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të lehta. Era do të jetë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në rreth 0 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.













