Sot pritet mot i paqëndrueshëm, me ndërthurje mes vranësirave dhe periudhave me diell. Në zonat lindore ka mundësi për reshje të dobëta lokale shiu. Era do të fryjë mesatare, me intervale më të forta nga drejtimi verior, sipas njoftimit të Administratës Hidrometeorologjike.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 8 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 12 deri në 18 gradë.













