Monday, May 25, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShoferi i dehur shkakton aksident, lëndoi dy persona! Arrestohet nga policia

Shoferi i dehur shkakton aksident, lëndoi dy persona! Arrestohet nga policia

Gjatë ditës së djeshme nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.M. (50) nga Shkupi

Rreth orës 16:15 në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ku kanë qenë të përfshirë një automjet udhëtarësh “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.M., një automjet “Tojota” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.G. (25) dhe një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.V. (32), ndërkaq lëndime pësuan A.G. dhe bashkudhëtarja L.G. Pas masave të marra, u konstatua se M.M. e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,32 promilë alkool në gjak.

Është njoftuar prokurori publik, M.M. u privua nga liria dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!