Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me kushte për reshje të dobëta shiu. Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), sot në pjesët më perëndimore të vendit do të ketë reshje bore, ku do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshueshme, ndërsa në pjesët lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të jetë nga minus gjashtë deri në dy gradë Celsius, ndërsa ajo ditore do të lëvizë nga një deri në nëntë gradë.
Në Shkup, sot moti do të jetë kryesisht me vranësira, me erë të lehtë nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura do të lëvizë nga dy gradë në mëngjes deri në shtatë gradë gjatë ditës.
Për nesër parashikohet mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale nesër do të lëvizë nga gjashtë deri në dhjetë gradë.













