Me dhimbje të thellë njoftohet se ka ndërruar jetë Berat Beqiri, një njeri i respektuar dhe një emër i njohur në botën e biznesit në Strugë dhe Ohër.
Për shumë vite ai ishte pjesë e rëndësishme e skenës së biznesit, duke u dalluar për seriozitetin, ndershmërinë dhe përkushtimin e tij.
Si pronar i hotelit të njohur “Prestigj”, Berat Beqiri la gjurmë jo vetëm në hoteleri, por edhe në zemrat e atyre që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin.
Kujtimi për të do të mbetet i gjallë, ndërsa vepra dhe njerëzia e tij nuk do të harrohen kurrë. Prehu në paqe.













