Ministria e Shëndetësisë është duke analizuar të gjitha opsionet dhe kapacitetet që ka në dispozicion për të ofruar ndihmë adekuate për Zvicrën, veçanërisht në trajtimin mjekësor të personave të lënduar nga zjarri i rëndë që ndodhi në Kran-Montana.
Në këtë proces, Ministria njofton se është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa përmes Qendrës Koordinuese të Bashkimit Evropian për Reagim ndaj Emergjencave (EU ERCC) është hapur edhe një linjë zyrtare komunikimi me institucionet shëndetësore zvicerane.
Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet e saj më të thella për familjet që kanë humbur të afërmit, si dhe solidaritet të plotë me të gjithë të lënduarit nga kjo tragjedi.













