Tuesday, May 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDurmishi: Nga sot puna sezonale rregullohet me ligj

Durmishi: Nga sot puna sezonale rregullohet me ligj

Durmishi: Nga sot puna sezonale rregullohet me ligj

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se viti i ri nis me lajme të mira. Ai shkruan se nga sot fillon zbatimi i ligjit që rregullon punën sezonale dhe të përkohshme, me synim formalizimin e tregut të punës dhe uljen e ekonomisë së zezë.

Durmishi thekson se me zgjidhjen e re ligjore, studentët dhe pensionistët mund të angazhohen në punë sezonale dhe të përkohshme në mënyrë të ligjshme, pa humbur të drejtat dhe beneficionet që u takojnë.

Sipas tij, kjo masë synon të krijojë kushte më të qarta për punësim, t’u lehtësojë bizneseve sigurimin e fuqisë punëtore dhe të reduktojë punën në të zezë.

Po ashtu, Durmishi ka njoftuar se nga sot fillon zbatimi i Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, me model të ri që synon të stimulojë investimet cilësore, të nxisë hapjen e vendeve të reja të punës dhe të rrisë konkurrueshmërinë e ekonomisë.
“Viti i ri nis me zbatim dhe me rezultate”, ka shkruar Durmishi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!