Dy persona nga Shkupi, të moshës 25 dhe 36 vjeç, janë gjetur të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, rreth 20 minuta pas mesnatës, në një shtëpi të braktisur në rajonin e Çairit është gjetur i vdekur E.P. (25) nga Shkupi. Ndërsa gjatë ditës së djeshme në polici është raportuar se në shtëpinë e një miku të tij në rajonin e Kisella Vodës është gjetur i vdekur B.P. (36) nga Shkupi.
Në të dy rastet, sipas mjekut të Ndihmës së Shpejtë, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për autopsi.













