Sunday, June 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBilall Kasami jep lajmin e mirë: Tre pishina të reja për Tetovën...

Bilall Kasami jep lajmin e mirë: Tre pishina të reja për Tetovën evropiane

Bilall Kasami jep lajmin e mirë: tre pishina të reja për Tetovën evropiane

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami prezantoi sot projektet për tre pishina të reja në Tetovë. Dy prej tyre do të ndërtohen në kuadër të shkollave fillore “Naim Frashëri”, ku veçmë po punohet, dhe “Kirili dhe Metodi”, ndërsa psihina e tretë e mbyllur do të jetë në kuadër të shkollës së mesme Gjimnazi “Kirill Pejçinoviq”.

“Kështu Tetova bëhet qytet modern, krijojmë kushte bashkëkohore për nxënësit, edhe për mësim, edhe për rekreacion. E çojmë Tetovën drejt një standardi krejt të ri të infrastrukturës publike”, tha Kasami.

Ai përkujtoi se gjatë mandatit të tij u bë pishina e parë në Tetovë, në kuadër të Qendrës Sportive.

“Përderisa mbyllnim një nga një nevojat elementare infrastrukturore, u përkujdesëm që Tetovën ta bëjmë edhe me pishinë, e cila sot po ju shërben nxënësve tetovarë edhe me kurse noti falas”, tha Kasami.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!