Saturday, July 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni20 muaj burg për pronarin e "Besa Trans" dhe 13 mijë euro...

20 muaj burg për pronarin e “Besa Trans” dhe 13 mijë euro gjobë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot është shpallur aktgjykimi për rastin “Besa Trans”, i cili ka të bëjë me djegien e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari, ku si pasojë humbën jetën 45 persona dhe disa të tjerë mbetën të lënduar.

Pronari i “Besa Trans” Bekim Haxhiu, u dënua me një vit e tetë muaj burg, ndërsa kompania “Besa Trans” si subjekt juridik është dënuar me gjobë prej 800 mijë denarëve (12.986 euro).

Në fjalët përfundimtare, përfaqësuesi i akuzës, Vlladimir Milloshevski, tha se autobusi i cili është aksidentuar në Bullgari e ka kaluar kufirin me licencë të përgjithshme, në vend që me certifikatë të posaçme, ashtu siç parashihet me ligj.

Djegia e autobusit “Besa Trans” ndodhi më 23 nëntor të vitit 2021 në orët e para të mëngjesit, kur autobusi i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek dhe më pas mori flakë. Në mesin e 45 viktimave ishin 12 fëmijë, ndërsa 7 persona mbijetuan.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments