Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni19 vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski, aksidenti fatal ajror në...

19 vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski, aksidenti fatal ajror në Bosnjë

19 vjet më parë presidenti i asaj kohe i Maqedonisë së Veriut, Boris Trajkovski humbi jetën në aksidentin fatal ajror që ndodhi në afërsi të Mostarit, Bosnjë-Hercegovinë, përcjell INA.

Përpos tij, jetën e humbën edhe tetë persona të tjerë, shumica pjesë e stafit të tij në aksidentin që ndodhi mëngjesin e 26 shkurtit 2004 kur delegacioni i udhëhequr nga presidenti Boris Trajkovski po udhëtonte drejt Mostarit për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare.

Për fatkeqësinë e cila ndodhi në zonën e fshatit Huskoviq, në afërsi të Mostarit, për shkaqet e rënies së “Kingerit”, për atë nëse ka ndodhur fatkeqësi aeroplani apo ka qenë “terrorizëm”, janë kryer dy hetime dhe janë publikuar dy raporte, të dy komisioneve me të cilët kryesuan Sallko Begiq dhe Omer Kuliq, e në të cilët morën pjesë edhe ekspertë nga Maqedonia e Veriut.

Në të dy raportet, të cilët dallojnë nga njëri-tjetri, megjithatë, si shkak për rënien e “Kingerit” nënvizohen gabimet e pilotit dhe lëshime të tjera indirekte të sistemit.

Në fatkeqësinë ajrore krahas presidentit Boris Trajkovski, humbën jetën edhe zëdhënësja Dimka Ilkova-Boshkoviq, këshilltarët Risto Bllazhevski dhe Anita Krishan Llozanovska, përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Mile Kërstevski, truprojat Ace Bozhinovski dhe Boris Velinovski, si dhe piloti dhe bashkëpiloti Marko Markovski dhe Branko Ivanovski. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments