Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSlider174 të vdekur në tragjedinë e futbollit ne Indonezi pasi tifozët vendas...

174 të vdekur në tragjedinë e futbollit ne Indonezi pasi tifozët vendas u tërbuan pas humbjes (VIDEO)

Të paktën 174 persona kanë vdekur në një rrëmujë në një ndeshje futbolli në Indonezi, ka raportuar “BBC” këtë të diel.

Kurse, më shumë se 180 persona u lënduan gjithashtu pas ndeshjes mes Aremas dhe Persebayas, që u mbyll me rezultatin 2-3, transmeton Gazeta Express.

E gjithë kjo tragjedi nisi pasi tifozët e ekipit vendas nuk u pajtuan me faktin e humbjes nga rivalët e tyre. Ata pushtuan fushën e lojës, derisa filluan edhe të shkatërronin çdo gjë.

Pasi situata eskaloi, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Ndërsa u përhap paniku, mijëra njerëz vraponin drejt daljeve të stadiumit “Kanjuruhan”, ku shumë persona raportohet se u mbytën aty.

Raportet fillestare thanë se numri i të vdekurve është rreth 130, por zyrtarët më vonë njoftuan një rritje të konsiderueshme që e çoi shifrën në 174, derisa 11 tjerë janë në gjendje shumë të rëndë.

Presidenti Joko Widodo ka urdhëruar që të gjitha ndeshjet në elitën e futbollit të Indonezisë duhet të ndalen derisa të kryhet një hetim rreth tragjedisë së ndodhur të shtunën. /Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments