Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturë11 vjeçarja Xhevrie Tule është një yll i madh që e ka...

11 vjeçarja Xhevrie Tule është një yll i madh që e ka Evropa në Strugë (FOTO)

Super talentja 11 vjeçare Xhevrie Tule është xhevahiri i vërtetë që me plotëkuptimin e fjalës,duhet të krenohet Struga dhe çdo shqiptar nga mbarë trojet shqiptare, shkruan Struga Ekspres.

Xhevrie Tule në Festivalin e 23-të mbarëkombëtar “EUROPIAN PIANO TEACHERS ASSOCIATON, “PIANISTI I RI” që u mbajtë në Tiranë ku mbi 50 pjesëmarrës pianist nga mbarë Evropa morën pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm, është përsëri super talentja nga Struga që shkëlqeu dhe që rrëmbeu vendin e parë, vlerësim ky që u nda nga juria profesioniste nga Evropa, si nga Italia,Gjermani,Franca dhe Anglia.

Xhevrie Tule tani mban titullin KAMPIONE E EVROPËS për piano për moshat e saj.

Struga sot ka kampionen e madhe në piano që me moshën e saj ne struganët duhet ti themi “Faleminderit,Xhevrie,ne struganët jemi krenar për ty”.

Struga ka kampionen e Evropës për piano, xhevahirin, Xhevrie Tule.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments