Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëri107 vjet nga themelimi i Shërbimit Sekret Shqiptar

107 vjet nga themelimi i Shërbimit Sekret Shqiptar


Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, u formua Qeveria, me kryeministër Ismail Qemalin, e cila filloi ngritjen e institucioneve të shtetit shqiptar.

Më 17 dhjetor 1912, u mor vendimi për themelimin e Shërbimit Sekret Shqiptar. Në këtë vendim thuhej “Të organizohet një shërbim i msheftë për vise të shkeluna të Shqipërisë”.

Për organizimin e tij u ngarkuan persona konkret, ndërmjet të cilëve Lef Nosi e Bajram Curri.

Vazhdimësinë e Shërbimit Sekret Shqiptar e shohim përsëri pas ardhjes së princ Vilhelm Vidit (në vitin 1913), gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas saj.

Më 21 janar 1920, Kongresi Kombëtar i Lushnjës bëri organizimin e Këshillit të Naltë dhe risanksionoi ndarjen e pushteteve, ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe krijimin e Ministrisë së Brendshme.

Më datë 24 dhjetor 1921, Ministër i Punëve të Brendshme u dekretua Ahmet Zogu, i cili bëri riorganizimin e MPB-së, duke krijuar dhe Seksionin Sekret. Drejtues i këtij Seksioni u caktua Haki Stërmilli.

Parë në planin historik, shërbimi kryesor inteligjent shqiptar, gjatë kësaj periudhe, ka pasur këto emërtesa: në vitin 1922, Sekretari Sekrete dhe, në vitet 1923-1939, Zyra Sekrete. Në nivel qendror, veprimtaria e shërbimit sekret do të drejtohej nga Zyra Sekrete, ndërsa në nivel vendor drejtohej nga Prefekti, i cili kishte ngritur një zyrë të posaçme që merrej me “çështje rezervate”.

Në konsolidimin e institucioneve të Shtetit Shqiptar, nga janari 1927, pati rëndësi edhe organizimi i Shërbimit Informativ të Jashtëm, me qendër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e përfaqësuar nga selitë diplomatike, duke organizuar një rrjet informativ që vepronte i lidhur me mekanizmin konsullatë – legatë -prefekturë. Klane dhe forca politike të ndryshme, gjatë periudhës 1925 -1939, të shtyra nga interesa të ngushta dhe të përkrahura nga jashtë, kanë provokuar trazira, komplote, vrasje, kryengritje, etj., me qëllim destabilizimin e vendit dhe cenimin e sigurisë kombëtare.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në periudhën dhjetor 1944 – mars 1945, Shteti Shqiptar i kushtoi menjëherë rëndësi të veçantë krijimit të Organeve të Sigurimit të Shtetit. Këto ishin vijuese të Shërbimit Informativ Ushtarak gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Fillimisht, pas çlirimit të vendit u krijua Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila funksionoi deri në vitin 1946, kohë kur u krijua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Në vitin 1966 u bë riorganizimi në tre drejtori: e para e Kundërzbulimit, e dyta e Udhëheqjes dhe e treta e Zbulimit Politik, strukturë që e ruajtën deri në vitin 1991.

Organet e Sigurimit të Shtetit organizuan veprimtarinë e tyre bazuar në një platformë të ish-byrosë politike dhe të pambështetur në ligj. Kjo solli shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Gjatë veprimtarisë së tij u bënë shumë shkelje ligjore. Ai vuri në survejim gjithë sektorët e jetës së vendit, kuadrot dhe njerëzit e thjeshtë, zbatoi praktika të padrejta dhe tejkaloi kompetencat, sidomos në kuadrin e luftës së klasave dhe të nxitjes artificiale të saj. Një numër qytetarësh u bënë viktima të kësaj veprimtarie.

Pas vitit 1990, me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, Organet e Sigurimit të Shtetit u reformuan, duke iu përshtatur kërkesave të shtetit ligjor. Kështu, në vitin 1991 u krijua Shërbimi Informativ Kombëtar, me Ligjin nr. 7495, datë 02.07.1991, “Për organizimin e Shërbimit Informativ Kombëtar”.

Detyrë parësore e këtij shërbimi u vendos parandalimi, zbulimi dhe ndërprerja e çdo veprimtarie antikushtetuese që cenon lirinë, pavarësinë, aftësinë mbrojtëse, tërësinë territoriale dhe pasurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

SHIK-u u krijua si një institucion i depolitizuar dhe si i tillë ai ka pësuar vazhdimisht ndryshime të herëpashershme. Në vitin 1999, me Vendimin nr. 61, datë 22.11.1999, të Gjykatës Kushtetuese të RSH-së, ndryshohet emërtimi nga Shërbim Informativ Kombëtar (SHIK) në Shërbim Informativ i Shtetit (SHISH)./KP

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!