Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni100 ditët e Qeverisë, pushteti hesht dhe shijon festën

100 ditët e Qeverisë, pushteti hesht dhe shijon festën

Shumë nga premtimet ose nuk janë përmbushur ose aspak nuk kanë filluar.

Në përmbushjen e 100-ditëshit të parë të mandatit të kësaj Qeverie, pushteti heshti dhe shijoi festën. Qytetarët do të presin edhe ca ditë për të mësuar se çfarë ka për të thënë Qeveria Zaev 2 për periudhën që nga marrja e pushtetit në gusht e deri më sot.

“Nga Qeveria thonë se kryeministri dhe ministrat gjatë ditëve të ardhshme do të prezantojnë arritjet e 100 ditëve të qeverisjes. Megjithatë nuk dihet se cilat do të jenë pikat ku Qeveria do të fokusohet dhe t’i adresojë si arritje duke qenë se çështjet më të rëndësishme të premtuara në program dhe të cilat duhet të mbylleshin për 100 ditët e para të qeverisjes nuk kanë filluar akoma, ose nuk janë përmbushur sipas parashikimeve.”

Për 100 ditët e para të Qeverisjes, Ministria e Drejtësisë kishte premtuar prezantimin e planit konkret për pastrimin e gjyqësorit, ose të njohurin si veting në gjyqësor. Gjithashtu i njëjti dikaster kishte premtuar edhe rishikimin e Kodit penal për të parandaluar arratisjen e personave të akuzuar ose dënuar. Po kjo ministri dhe vetë Qeveria kishte premtuar miratimin e shpejtë të ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe ndryshime në Kodin zgjedhor. Asnjëra nga këto nuk është bërë. Nuk kemi akoma as zgjidhjen ligjore për monitorimin e premtuar ndërkombëtar për lëndët e korrupsionit të lartë.

PREMTIMET E PAREALIZUARA

  • PASTRIMI I GJYQËSORIT
  • RISHIKIMI I KODIT PENAL
  • LIGJI PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË
  • KODI ZGJEDHOR
  • MONITORIM NDËRKOMBËTAR PËR LËNDËT E KORRUPSIONIT TË LARTË

Edhe pse nuk kishte afat, ishte premtuar edhe plan konkret për sistematizimin e administratorëve që marrin rroga dhe nuk kanë një vend pune. Nuk u shkurtua numri i administratorëve, nuk ka rezultate të dukshme për digjitalizimin dhe modernizimin e administratës.

PREMTIMET E PAREALIZUARA

  • PLAN PËR SISTEMATIZIMIN E ADMINISTRATORËVE
  • SHKURTIMI I NUMRIT TË ADMINISTRATORËVE
  • DIGJITALIZIM DHE MODERNIZIM I ADMINISTRATËS

Ndërkohë, pas deklaratave për luftë të pakompromis ndaj korrupsionit dhe një pozite në ekzekutiv pikërisht për këtë qëllim, nuk dihet nëse është bërë analiza e premtuar për mangësitë ligjore në këtë aspekt, cilat institucione do të shfuqizohen dhe cilat përfitime të funksionarëve do të shkurtohen. Edhe përskaj premtimeve për një qasje tjetër, dhjetëra emërime nga Qeveria u bënë pa konkurse publike. Figura tashmë të njohura politike lëshuan një pozitë dhe zunë një tjetër.

 PREMTIMET E PAREALIZUARA

  • ANALIZË PËR LUFTËN NDAJ KORRUPSIONIT
  • SHFUQIZIMI I DISA INSTITUCIONEVE
  • SHKURTIMI I PËRFIRIMEVE TË FUNKSIONARËVE
  • EMËRIME ME KONKURSE PUBLIKE

Në 100 ditët e para në arsim, dështoi platforma et vetme nacionale për mësim “online” dhe nuk u organizua testim i ngjashëm me PISA-n për të mësuar se në cilën kahje duhet të shkojnë reformat në arsim, ashtu siç ishte paralajmëruar në program.

PREMTIMET E PAREALIZUARA

  • PLATFORMA NACIONALE PËR MËSIM NGA DISTANCA
  • TESTIME TË NGJASHME ME PISA

Në fushën e Ekoligjisë, akoma nuk janë riparuar të gjitha stacionet matëse për ndotjen e ajrit, nuk është shtuar numri i inspektorëve ekologjik, nuk janë miratuar ligjet e nevojshme për efikasitet në luftën kundër ndotjes dhe nuk ka strategji nacionale për këtë.

PREMTIMET E PAREALIZUARA

  • RIPARIMI I STACIONEVE MATËSE TË CILËSISË SË AJRIT
  • SHTIMI I NUMRIT TË INSPEKTORËVE EKOLOGJIK
  • LUFTË KUNDËR NDOTJES

Maqedonia nuk ka formuar akoma grupet negociatore për hapjen e kapitujve me Bashkimin Evropian, dhe nuk ka mbyllur problemin me mungesën e ambasadorëve në përfaqësi shumë të rëndësishme diplomatike dhe konsullore jashtë vendit.

PREMTIMET E PAREALIZUARA

  • GRUPET NEGOCIATORE ME BE-NË
  • EMËRIMI I AMBASADORËVE

 

Fatlume Dervishi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!