Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni10 raste të reja pozitive me Kovid-19 në rajonin e Gostivarit

10 raste të reja pozitive me Kovid-19 në rajonin e Gostivarit

Epidemiologët me testimet e fundit për zbulimin e të infektuarve të rinj me virusin korona në rajonin e Gostivarit, regjistruan dhjetë raste të reja. Nga shtabi ndërkomunal i krizës konfirmuan se rezultatet e testeve me Kovid-19 ishin pozitivë te shtatë persona nga komuna e Gostivarit dhe tre në komunën e Vrapçishtës.

Në komunën me numër më të vogël të banorëve në Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë nuk ka raste të reja.

Deri më sot numri i përgjithshëm i rasteve aktive në rajonin e Gostivarit arriti 44. Në komunën e Gostivarit aktivë janë 23, në Vrapçisht 17 ndërsa në Mavrovë dhe Rostushë 4 raste.

Që nga fillimi i pandemisë, në rajonin e Gostivarit janë bërë mbi 500 testime dhe gjithsej janë regjistruar 67 rezultate pozitive (33 në Gostivar, 27 në Vrapçisht dhe në Mavrovë Rostushë 7). Si pasojë e infektimit me virus ndërruan jetë katër persona. Si të shëruar konsiderohen 19 pacientë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments