Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZiadin Sela kërkon zgjedhje të reja parlamentare

Ziadin Sela kërkon zgjedhje të reja parlamentare


Sot, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela i shoqëruar me nënkryetarin Elmi Aziri, realizoi takim me Ambasadorin e Francës shkëlqësinë e tij z. Kristian Timone.

Në këtë takim u diskutua për aktualitetet e fundit politike në Maqedoni, me theks të veçantë për zgjedhjet Presidenciale.

Z. Sela informoi Ambasadorin Timone, për qëndrimin e ASH, se vendi krahas zgjedhjeve Presidenciale duhet të shkojë edhe në zgjedhje Parlamentare, me qëllim që vendi të krijojë një shumicë parlamentare që do ta krijonte një qeveri reformuese në aspektin e reformave që vendi duhet ti bëjë që të marrē datë për fillimin e negociatave me BE.

Z. Sela, paraqiti shqetësimet e tija edhe për mos funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë, dhe luftës ndaaj korrupcionit dhe krimit të organizuar, që sipas tij kjo qeveri gjatë kohe e ka paralajmëruar, por nuk po praktohet në praktikë.

Z Sela, falenderoj angazhimin personal te Ambasadorit të Francës z . Timone për përkrahjen e te gjitha proceseve të rrugëtimit të Maqedonisë, duke vlerësuar se Franca ka nje rol të madh kontribues dhe të pakontestueshëm jo vetëm për integrimin Maqedoninë në NATO dhe BE, por për gjithë ballkanin perëndimor.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments