Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionZaev po luan me zjarrin

Zaev po luan me zjarrin

Urim SALIHU
Lojërat e ulëta që bën Zaev duke i bërë pikë e pesë partitë shqiptare vijnë në një moment kur pikërisht partitë shqiptare nuk janë të unifikuara.Kryeministri dëshiron ta shfrytëzojë këtë duke qenë i përkrahur edhe nga mendjet e errëta dhe antishqiptare që i ka nxjerrë si satelitë të flasin ditëve të fundit.U shfaqën Georgievski, Frckovski dhe të tjerë që kujtojnë se në jetojmë akoma në kohën e qeverisjeve të tyre ku shqiptarët ishin eksperimente dhe vriteshin kur të donin dhe nuk jepte askush llogari.

Zaev në rradhë të parë duhet ta kuptojë një gjë.Ai duhet të distancohet nga këta figura të mesjetës dhe mos mbajë më afër as Mersel Bilalla, Ismet Ramadana, Georgievska a Frckovska sepse për ne shqiptarët krijojnë neveri .

Nëse do të krijojë një politikë të re nga e ardhmja, duhet të ketë afër figura të reja, qoftë edhe shqiptarë evropianë dhe jo gifura të konsumuara dhe të vjetëruara që janë proporcionalisht të kundërt me funksionet që kanë patur në LSDM-PPD-në e dikurshme dhe me atë që kërkon realiteti i ri në Maqedoni.

E dyta Zaev duhet t’a kuptojë këtë moment delikat që mos luajë me zjarrin duke shfrytëzuar shqiptarët.Ai do ti bëjë të rëndësishëm partitë e vogla a nuk e di se po ti humb 15 deputetët që ka në qeverisje, ai jo vetëm që do ta rrezikojë shtetin në skenare të errëta, por do t’i humb në mënyrë drastike edhe zgjedhjet Presidenciale.

Të jem unë në vendin e BDI-së, PDSH-së dhe Besës së Afrim Gashit , do veproja ndryshe me kryeministrin për këtë shpërfillje që u bën duke menduar se ata i ka të sigurtë dhe të koketojë me parti opozitare që s’kanë përse bëjnë pazare me kryeministrin për ndryshimet kushtetuese.Opozita ka vendin e vet në proces.Opozita ka mënyrën e vet të veprimit për ta sulmuar qeverinë dhe jo për të bërë pazare me një kryeministër që po tregohet dinak me shiptarët dhe po i fut ata në një përcarje të re.

Ndryshimet Kushtetuese do ndodhin jo sepse këtë e dëshiron BDI, PDSH, ASH apo dy Besat-t.Këtë e do Faktori Ndërkombëtarë që ka investuar në cdo gjë në këtë shtet të brishtë .
Zaev e di këtë ashtu sic e dijnë këtë gjithë liderët e partive në Maqedoni.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments