/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
U nda nga jeta veterani i arsimit shqip, autori dhe kritiku letrar, prof.Sami Krosi (FOTO)
Kulturë, Maqedoni, Slider

U nda nga jeta veterani i arsimit shqip, autori dhe kritiku letrar, prof.Sami Krosi (FOTO)

U nda nga jeta veterani i arsimit shqip, autori dhe kritiku letrar Prof. Sami Krosi. Humbje për Dërvenin, Shkupin dhe më gjërë.

Prof. Sami Krosi lindi në vitin 1936 në fshatin Rashçe të Komunës Saraj në Shkup. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i ka të kryer në Shkup. Ndërsa, Fakultetin Filozofik dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Kosovës, në Prishtinë.

Ka punuar profesor në gjimnazin “Zef Lush Marku”, drejtor në shkollën “Drita”, këshilltar në këshillin egzekutiv, përkthyes profesional në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe autor i shumë veprave letrare.

Nga veprat e botuara të krijimtarisë dhe kritikës letrare do të veçojm:

– Dorëshkrimi i humbur
– Dasma para gjykimit
– Feneri
– Ankthi
– Ditari
– Fshehtësitë e gjyshit
– Mëkatet Filozofike – Shkencore të Rexhep Qosjes së ri
– Filozofia e jetës në poezinë e Lasgush Poradecit

Ngushëllime familjes dhe gjthë arsimdashësve

March 4, 2020

Struga Ekspres