Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniU nda nga jeta veterani i arsimit shqip, prof.Sami Krosi (FOTO)

U nda nga jeta veterani i arsimit shqip, prof.Sami Krosi (FOTO)


U nda nga jeta veterani i arsimit shqip, autori dhe kritiku letrar Prof. Sami Krosi. Humbje për Dërvenin, Shkupin dhe më gjërë.

Prof. Sami Krosi lindi në vitin 1936 në fshatin Rashçe të Komunës Saraj në Shkup. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm i ka të kryer në Shkup. Ndërsa, Fakultetin Filozofik dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Kosovës, në Prishtinë.

Ka punuar profesor në gjimnazin “Zef Lush Marku”, drejtor në shkollën “Drita”, këshilltar në këshillin egzekutiv, përkthyes profesional në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe autor i shumë veprave letrare.

Nga veprat e botuara të krijimtarisë dhe kritikës letrare do të veçojm:

– Dorëshkrimi i humbur
– Dasma para gjykimit
– Feneri
– Ankthi
– Ditari
– Fshehtësitë e gjyshit
– Mëkatet Filozofike – Shkencore të Rexhep Qosjes së ri
– Filozofia e jetës në poezinë e Lasgush Poradecit

Ngushëllime familjes dhe gjthë arsimdashësve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments