SuperBelgjika, eliminon Brazilin dhe prek gjysmëfinalen
Slider, Sport

SuperBelgjika, eliminon Brazilin dhe prek gjysmëfinalen

Belgjika e ka eliminuar Brazilin me një superndeshje sonte, duke e mposhtur atë më rezultat 2-1. Në gjysmëfinale, Belgjika do të takohet me Francën
Belgjika ka treguar “dhembët” e favoritit sonte.

“Djajtë e kuq” të prirë nga Hazard, Lukaku dhe De Bryene e kanë eliminuar Brazilin e Neymar, Coutinho e Marcelo për ta dërguar në shtëpi pesë herë kampionin e Botës.

Brazili e fillojë shumë më mirë këtë ndeshje, ku Silva arriti që ta godiste edhe shtyllën në minutat e parë të ndeshjes.

E në momentet më të mira të Brazilit nga një ndërprerje Belgjika shënon gol.

Një devijim i vogël me kokë i Kompany në kokën e Fernandinhos bëri që ky i fundit të shënoi në rrjetën e Alisson në minutën e 13’të.

Brazili vazhdojë të sulmojë por një kundërsulm i shpejtë me Hazard, Lukaku i cili pasoi të De Bryene e ky i fundit shënoi një supergol në krahun e portierit 80 milionësh të Romës, Alisson në minutën e 32’të.

Coutinho pati një mundësi të mirë për ta ngushtuar rezultatin në minutën e 42’të të ndeshjes por Courtois ishte në vend për ta mbrojtur goditjen e tij.

Në anën tjetër Neymar kërkojë një penallti, por as ajo nuk u referua nga gjyqtari serb, Mazic.

Pjesa e dytë prapë fillojë me presionin e Brazilit por belgët arrinin që ta mbanin rezultatin shumë mirë.

Në minutën e 58’të Mazic akordoi një penallti por VAR e anuloi atë.

Hazard pati mundësinë për të shënuar në minutën e 62’të por topi përfundojë jashtë.

Deri në minutën e 75 rezultati ishte 2-0, por Renato Augusto që sapo hyri në ndeshje shënoi për rezultat 2-1 një gol me kokë.

I njëjti pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 80 por i vetëm përballë Courtois e plasoi topin jashtë.

Në pozitë të mirë për të shënuar ishte edhe Coutinho por cuditërisht ai bëri një goditje super të dobët.

Neymar ishte më se afërmi për të shënuar gol në minutën e 93’të por Courtois ishte fenomenal sonte.

Belgjika në fund arriti që të kalojë në gjysmëfinale duke eliminuar njërin prej favoritëve të këtij Botërori, Brazilin.

Në gjysmëfinale Belgjika prapë e ka një kundërshtar të vështirë, që është Franca që sot mposhti Uruguain më rezultat 2-0. /GazetaExpress/

July 6, 2018
Struga Ekspres