Spitalet në Zvicër nuk kanë dashur ta pranojnë diplomatin serb të infektuar me koronavirus

0
14
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Daçiq për RTS ka thënë se një spital në Gjenevë nuk ka dashur ta pranojë diplomatin serb në këtë vend i cili është i infektuar me koronavirus, ndërsa një tjetër spital në Bern, pas kontrollit, e ka dërguar në shërim shtëpiak dhe i është thënë të pijë paracetamol.

Ai ka thënë se me koronavirus janë infektuar dy diplomatë serbë pranë misionit të KB në Gjenevë.

“E kemi edhe një tjetër anëtar i misionit tonë diplomatik në Gjenevë i cili gjithashtu është i infektuar me këtë virus dhe i cili është në gjendje mjaft të rëndë, momentalisht gjendet në një spital në Zvicër. Ky është diplomati ynë i dytë i cili është i infektuar.

Daçiq ka shtuar se në Zvicër situata “është kaotike”.

“Diplomatit tonë të parë i kanë thënë që të lajmërohet më 21 mars që të shihet se a është shëruar. Ai është lajmëruar, ndërsa ata i kanë thënë se nuk ka nevojë të vij, sepse nuk kanë teste dhe se i testojnë vetëm të sëmurit e rëndë, dhe që ai në mënyrë preventive të mbetet në gjysmëizolim. Kështu ai tani nuk e di se a është shëruar, në ndërkohë është infektuar edhe diplomati tjetër, të cilin nuk kanë dashur ta pranojnë në spital”, ka thënë Daçiq.