Sonte në “K’tu Fest’ shfaqet filmi shqiptar “Tuneli” (FOTO)

0
40
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Vazhdojnë ditët artistike të festivalit ndërkombëtar artistik “K’tu Fest” në Strugë. Ndërkohë që në kuadër të “K’tu Fest’ Junior”, teatri i Kukullave të Tiranës dhà premierën e shfaqes “Dasma Shqiptare” duke mbledhur dhjetra dhe qindra vogëlushë në sallën e teatrit Poshka për të ndjekur këtë përformancë, sonte në darkë, në orën 21.00, do të shfaqet filmi “Tuneli” i regjisorit Ilir Harxhi. Për herë të parë në Maqedoni filmi “Tuneli” trajton realitetin absurd të atyre që abuzojnë me pushtetin duke trajtuar tragji-komedinë e një vendi të vogël ku duket se jeta ka mbetur në vend por që në të vërtetë etja për para ndez motorët e intrigës.Me aktorë si Enver Petrovci, Arben Derhemi, Sokol Angjeli dhe pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Robert Ndrenikës, filmi i Ilir Harxhit është një vepër që kërkon të hedh dritë në skutat e errëta.Sonte në teatrin Poshka të gjithë mund të kenë mundësinë të shohim këtë prodhim me gjigandët e ekranit shqiptar.
(Struga Ekspres)