Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSi është gjendja e arsimit sot, do jetë kombi nesër!

Si është gjendja e arsimit sot, do jetë kombi nesër!

Nga Ylldrit P.Bomova

Po ju drejtohem studentëve shqiptar të Maqedonisë si një ish student i Universitetit të Tetovës (ndonëse për një periudhe një mujore) dhe si student i një Universitetit Publik të Shqipërisë ku zëri i studentëve po mundëson hapjen e një kapitulli të ri për universitetet shqiptare.

Me sinqeritetin më të madh ju them se gjendja dhe cilësia e arsimit që gjeta në Tiranë është shumë herë më e lartë se ajo që lashë në Tetovë, por prapë gjendja ku ndodhet sot universiteti shqiptar lë shumë për të dëshiruar, shkak ky që nxiti një revoltë dhe protestë të gjerë studentësh pë të pasur hiç më shumë se një arsim cilësor, me pedagogë të pa korruptuar ku do dëgjohet zëri i studentëve në proceset vendim marrëse. Kharasoni tani se në çfarë gjendje është Universiteti juaj në Tetovë dhe Shkup, ku qëndron cilësia e arsimit tek ju dhe me çfarë pedagogësh po ballafaqoheni përditë, mos flasim më për titujt e tyre (nga përvoja personale në një muaj ndjekje studimesh në Tetovë, një pedagog, më shumë fliste dhe trumbetonte se është doktor shkencash duke “rrahur krahërorin” sesa zhvillonte mësimdhënie cilësore.

Nëse në Tiranë ne studentët kemi 8 arsye për të protestuar, ju siguroj se ju keni 10 fish më shumë, por arsyeja më e rëndësishme që duhet tju bindë të ngrini zërin dhe ti thoni boll më asaj katraure, është shembulli i Tiranës se si forca e studentëve e ktheu shpresën tek opinioni, vëmendjen e shtetit, përkhrahjen e pedagogëve të mirëfilltë ( ju siguroj se dhe ju keni të tillë ) dhe dritën e zgjidhjes së problemeve që vecse ka filluar të duket.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments