Qyteti, Slider

SE BASHKU PER STRUGEN

Lojërat shkollore me moton “Së bashku për Strugën”

Strugë, 21 shkurt

Nxënësit e Shkollës fillore “Vllezërit Milladinovci” nga Struga, ku mësimi zhvillohet në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe turqisht, në kuadër të projektit “Së bashku për Strugën”. Mbështetur nga OSBE-ja, dhe OSBE e Zvicrës, Ministria e arsimit e shkencës së RM-së dhe Shkolla “Vllezërit Milladinovci”.

Këto lojëra, që janë organizuar dhe realizuar në palestrën sportive “Timi” në Strugë, me pjesëmarrjen e nxënësve të kësaj shkolle, do të shërbejnë edhe një herë si dëshmi dhe shembull të bashkëjetesës njëri me tjetrin e jo njëri afër tjetrit, duke respektuar shumëllojshmërinë, gjuhën, kulturën etj.

Në këto lojëra, me karakter garues, pos nxënësve të kësaj shkolle me mësim të rregullut, janë pëfshirë edhe nxënësit me aftësi të kufizuara psiko-fizike, që këto lojëra-gara fëmijerorë i bën edhe më të vlefshmë, duke e vazhduar këtë projekt edhe gjatë periudhës së ardhshme.(Struga Ekspres)

p4p3p2

February 21, 2015

Struga Ekspres