Shëndetësi, Slider

Pirja e cigares në mëngjes më e rrezikshmja

Të gjithë ne kemi njohuri për rrezikun dhe pasojat që sjellë pirja e duhanit për shëndetin tonë, por studimet e reja tregojnë se kur pi duhan sapo zgjohesh në mëngjes, rreziku mund të jetë edhe më  i madh.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhani mbetet shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme. Kjo organizatë vlerëson se 6 milionë vetë vdesin çdo vit nga sëmundje që lidhen me duhanin, pjesa më e madhe në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Sipas një studimi, personat të cilët ndezin cigare sapo të zgjohen nga gjumi janë më të prirur që të preken nga kanceri i mushkërive ose i gojës.

Steven Branstetter dhe kolegu i tij profesor Joshua Muscat, ishin pjesë e këtij studimi dhe ata mendojnë se e dijnë arsyen pse njerëzit janë të prirur të ndezin një cigare posa të zgjohen në mëngjes.

“Ne mendojmë se është një tregues i mënyrës sesi njerëzit e konsumojnë duhanin. Njerëzit që pijnë duhan posa zgjohen në mëngjes, e thithin më thellë tymin. Ata ndoshta e thithin më shpesh cigaren. Prandaj është në të vërtetë më shumë një tregues i mënyrës sesi konsumohet duhani”.

Thithja më e thellë dhe e shpeshtë, mbajtja e duhanit më gjatë në mushkëri, e rrit rrezikun për të gjitha toksinat.

February 12, 2015

Struga Ekspres