/div>
Loris
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Njihuni me fshatin shqiptar ku nuk u festua Viti i Ri
Rajoni, Slider

Njihuni me fshatin shqiptar ku nuk u festua Viti i Ri

Asnjë shtëpi, dyqan apo objekt tjetër dhe as rrugët e fshatit nuk janë dekoruar me drita, për ndërrimin e moteve. Në fshatin Bresanë të Opojës, në rajonin më jugperëndimor të Kosovës, nuk festohet Viti i Ri.

Banorët e këtij fshati deklarohen qind për qind të besimit islam dhe sipas fesë, siç thonë ata, Viti i Ri nuk preferohet të festohet. Madje, në dyqanet e këtij fshati nuk mund të gjesh as alkool.

Shitësit e dyqaneve deklarojnë se shitjen më të madhe të gjësendeve të tjera, si: ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, pemët…, e kanë për festën e Bajramit të Madh dhe atij të Vogël, si dhe për Vitin e Ri Mysliman, shkruan Zëri.

Është koha e faljes së drekës sipas rregullave të lutjes në fenë islame dhe banorët e Bresanës dalin një pas një nga xhamia e fshatit, duke u ngjitur rrugëve për të arritur tek shtëpitë e tyre. Në mesin e atyre që kryejnë lutjen ka pleq e të rinj.

Tradita e moskremtimit të ndërrimit të moteve Subhi Tusuni, 80-vjeçar, e shpjegon se ka nisur pas luftës. Ai thotë se shumica e fshatit tash nuk e festojnë Vitin e Ri.

January 3, 2020

Struga Ekspres