Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Uashington post”: Ja përse u largua Zoran Zaevi

“Uashington post”: Ja përse u largua Zoran Zaevi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot dha dorëheqje duke hapur mundësi që kabineti i përkohshëm i ri të organizojë zgjedhje të parakohshme, publikoi “Uashington post”. Gazeta citon se deputetët e Maqedonisë e pranuan dorëheqjen pa shumë debat, para se të votojnë për zgjedhje të Qeverisë teknike e cila do t’i organizojë zgjedhjet e caktuara për më 12 prill. “Zaev kërkoi zgjedhje të parakohshme duke shprehur zhgënjim dhe zemërim pas vendimit të BE-së vitin e kaluar të mos fillojë negociata për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thekson gazeta. Gazeta e Uashingtonit citon se sipas marrëveshjes me partitë kryesore politike në vend, ministri aktual i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, është emëruar në pozitën e kryeministrin të Qeverisë teknike. Partia socialdemokrate e Zaevit e fitoi pushtetin në vitin 2017. Në ndërkohë, Qeveria e tij e zgjodhi kontestin greko-maqedonas për emrin e Maqedonisë. Prejse Athina dhe Shkupi e nënshkruajtën Marrëveshjen e Prespës emri zyrtar i vendit u bë Maqedonia e Veriut, ndërsa vendi nuk mori dritë të gjelbërt për fillim të negociatave me BE-në. Franca, e mbështetur nga Holanda dhe Danimarka, e bllokuan pranimin e vendeve të reja në Union, duke kërkuar reforma të procedurës për anëtarësim, shkruan “Uashington post”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments