Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëNjë kryetar shqiptar ka blerë sako 900 euro me paratë e komunës,...

Një kryetar shqiptar ka blerë sako 900 euro me paratë e komunës, zbulohet emri i tij (FOTO)

Siç bëhet e ditur në materialin e gjatë, ish-kryetari i komunës Fatmir Gjekaj, ka blerë me fondet e buxhetit veshje luksoze, aksesorë për gra e parfume të shtrenjta.

Ndërkaq, investigimi bën të ditur se një komision i auditit të Kontrollit të Shtetit të Malit të Zi ka arritur të zbulojë se janë zhdukur apo nuk ekzistojnë, një inventar kolosal me mallra të blera për komunën, si sete kolltuqesh, 20 kondicionerë, dhjetëra laptope, kompjutera e printera, që janë marrë për zyrat por që nuk ndodhen realisht.

Siç bën të ditur shkrimi i CIN-Birn: “kabinetit të Fatmir Gjekës i arriti faktura nga butiku luksoz Tenero, ku xhaketa mesatare kushton 900 euro, sakotë 700, kurse këpucët 400 euro.

Llogaria e përgjithshme për katër blerje arriti 4500 euro. Faturën në bankë e ka paguar personalisht kryetari Gjeka. Vetëm në një ditë, me 30 prill 2015, u blenë shtatë parfume.

Në intervistë për CIN-CG/BIRN, Fatmir Gjeka tha se shpenzimet e këtij lloji ishin dhurata për “delegacione të ndryshme që vizituan Ulqinin për ngjarje të ndryshme” gjatë asaj periudhe.

“Kishte shumë delegacione të ndryshme. Nuk më kujtohet saktësisht, ata ishin dhurata për të gjithë ata njerëz që kanë qenë këtu … Nuk dua të flas për historinë e parfumeve … Ishin për të punësuarit në komunë, sepse edhe ata kanë nganjëherë festa, nuk flas për 8. Marsin por diçka tjetër”, tha ai.

Shkrimi thekson se vlerat e mallrave nëpërmjet blerjeve rriteshin artificialisht me fatura jot ë rregullta.

“Është e pazakontë edhe bashkëpunimi me firmën Stylos në vitin 2014, nga e cila janë blerë mallrat të ndryshëm. Shuma në llogarinë që Stylos dorëzoi për qëllimin e hulumtimit është më e vogël se llogaria që ndodhet në evidencat financiare të Komunës.

Llogaria nga komuna ku qëndron nënshkrimi i Gjekës është riparuar dhe tregon se çantat për këshilltarët mrekullisht nga çmimi fillestar prej 179.19 euro, ka shkuar në 500 euro, kurse për çantat afariste nga 114,55 në 499,80 euro”, theksohet në shkrim.

I cili vazhdon më tej: “nuk dihet se ku janë zhdukur artikujt të cilët gjatë viteve 2014 dhe 2015, janë faturuar në adresë të Kabinetit të Kryetarit, si 14 kondicionerë, 11 tapete, pesë garnitura lëkure dhe dollapë, 20 karrige kuzhine, tavolina kuzhine, gjashtë telefona celularë, katër laptopë, dy projektues, shtatë printera, shumë tavolina zyre, dy fshesa me korrent, rafte dhe kabinete … vlera e të cilëve është përcaktuar në 31,125 euro, nga komision komunal i cili në qershor të këtij viti bëri llogarinë e inventarit të munguar për vitet 2014, 2015 dhe 2016”.

Akuzat vazhdojnë edhe më tej, ku theksojnë se me paratë publike janë paguar mjaft qytetarë në këmbim të votave për Partinë Demokratike të Fatmir Xhekajt.

Materiali hulumtues ka sjellë disa fatura, ku vërteton blerjen e materialeve të ndërtimit nga kompani të ndryshme në Ulqin, të cilin më pas ua kanë shpërndarë qytetarëve në këmbim të votave.

Duhet thënë se komuna e Ulqinit është shpallur në falimentim prej tre vjetësh dhe thesari i shtetit i ka bllokuar llogarinë. Pagat e punonjësve të admistratës merren me mbi 7 muaj me vonesë. Ato para paguhen vetëm kur qeveria ndërhyn me fondin e emergjencës sociale.

Duhet thënë se ky material është një goditje shumë e rëndë për faktorin politik shqiptar në Mal të Zi, pasi Ulqini është qyteti më i madh i administruar nga shqiptarët dhe përbën në një farë mënyrë pasqyrën e politikës shqiptare.

Sipas këtyre fakteve të publikuara, situata është “ku thërret qameti”. /tesheshi.com

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments