“Nike” prodhon atlete për mjekët dhe infermieret që punojnë 12 orë (FOTO)
Slider, Uncategorized

“Nike” prodhon atlete për mjekët dhe infermieret që punojnë 12 orë (FOTO)

Nike ka krijuar një palë atletesh posaçërisht për mjekë dhe infermierë për t’i ndihmuar ata të kalojnë ndërrim 12-orësh.

Atletet, e emërtuara si ‘Air Zoom Pulse’, janë elastike dhe të lehta për tu mbathur dhe zbathur, të dizejnuara për rehati gjatë ditëve të gjata.

Kompania e veshjeve sportive thotë se këpucët janë bërë për ‘heronjtë e përditshëm’ dhe janë bërë me kontribut nga punonjësit e spitalit.

Nike tha që atletet ishin të dizejnuara për të ndaluar derdhjet e lëngjeve në to.

Firma do t’i lansojë atletet muajin tjetër me një çmim ende të panjohur.

November 14, 2019

Struga Ekspres