Muhamed Iljazi, pianisti i talentuar nga Frëngova e Strugës që shkëlqeu në Prishtinë dhe Manastir (FOTO)

0
53
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Muhamed Iljazi është pianisti i talentuar nga Frëngova e Strugës i cili ka shkëlqyer në garat për piano në Prishtinë dhe Manastir, ku konkurenca ka qenë shumë e madhe ,rreth 200 pianist të rinjë,shkruan Struga Ekspres.

Muhamed Ijazi, 15 vjeçari i cili është në vitin e parë në shkollën e muzikës në Strugë duke luajtur në piano veprat e kompozitorëve të mëdhenjë botëror ka mahnitur jurinë dhe publikun në Prishtinë e cila përbëheshte nga muzikant të njohur në ballkan dhe Evropë.

Nga kjo garë e madhe Muhamedi arriti të fitojē një nga çmimet e tre vendeve të para.

Ai në këtë garë ballkanike intepretoi duke luajtur mrekullueshëm në piano veprat:
Johan S.Bach- Preludio and Fugue in c minor
J.Haydn-Sonata Hob XVI/23
K.Cherry -Etude op.740 nr.1

Muhamed Iljazi gjithashtu edhe në Manastir me të njëjtat vepra interpretoi mrekullueshëm duke u vlerësuar lartë nga juria profesioniste.

Që nga fëmijëria Muhamed Iljazi me talentin e tij në piano ka treguar se një ditë do të bëhet një artist që do të vlerësohet lartë nga publiku dhe muzikantët më në zë të skenës muzikore!

(Struga Ekspres)