Wednesday, July 15, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAdemi: Institucionet e shtetit po shndërrohen në leva të projektit “bota serbe”.

Ademi: Institucionet e shtetit po shndërrohen në leva të projektit “bota serbe”.

Institucionet e shtetit po shndërrohen në leva të projektit “bota serbe”.

Në kohën kur Gjykata Kushtetuese po vë në pikëpyetje të gjitha shtyllat dhe të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit, bashkëpunimi me Gjykatën Kushtetuese të Serbisë “ringjallet” pas pothuajse 15 vjetësh. Koha dhe konteksti i këtij afrimi nuk mund të shpërfillen.

Shqetësimi për “botën serbe” nuk është trillim partiak. Edhe Parlamenti Evropian, jo njëherë, por dy herë, ka nënvizuar për ndikimin e “botës serbe” dhe promovimin e këtij projekti nga përfaqësues të Qeverisë në vendin tonë.

Ndërkohë, Ivan Stoilkoviqit i besohet Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, resori që koordinon decentralizimin, një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit. Kjo nuk është vetëm lëvizje kadrovike, por sinjal politik serioz.

Marrëveshja e Ohrit, barazia, decentralizimi dhe dinjiteti politik i shqiptarëve nuk janë të negociueshme.

Arbër Ademi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!