Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia ka mungesë të infermierëve

Maqedonia ka mungesë të infermierëve


Unioni i Infermierëve në Ditën Ndërkombëtare të tyre alarmon për situatën e rëndë që mbretëron në këtë lëmi.
Ata kërkojnë nga autoritete kompetente rritjen e pagave dhe krijimin e kushteve më të mira për punë, në të kundërtën, në rast se kërkesat e tyre do të hasin në vesh të shurdhër, atëherë zgjidhjen e shohin drejtë vendeve të zhvilluara evropiane. Xhevat Saliu nga Unioni i infermierëve thotë se ka nevoja të mëdha të këtij kuadri dhe se duhet konkurse të reja për punësim.

“Vende pune nevojitet shumë, spitalit tonë sidomos I nevojiten personel I mesëm po edhe mjekë. Mendoj që këta konkurse janë edhe në nivel republikan dhe mendoj që do të ketë konkurse, duhet të pranohen motra medicionale, duhet të intervenohet rreth rritjes se koeficientit arsye që behët kjo që ne personelin e mesëm që e kemi këtu të na mbetët këtu, mos të na ike jashtë vendit nga arsyeja se dallimi është 1 me 10, nesë këtu një motër medicionale merr 300 euro atje merë 3000 euro dhe normal do të ikin” – tha Xhevat Saliu, kryetar i Unionit të Infermierëve.

Muaj më parë reparti I Hemotologjisë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup ishte mbyllur pikërisht për shkak të mungesës së kuadrit të infermierëve. Për zgjidhjen e problemit në repartin hematologjik u bë punësimi i 20 infermiereve me kontrata në vepër.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments