Saturday, April 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiKrenaria e Strugës/ Loriana Ramo dhe Hamza Zylali të artë në turneun...

Krenaria e Strugës/ Loriana Ramo dhe Hamza Zylali të artë në turneun “Adem Jashari” (FOTO)

Loriana Ramo dhe Hamza Zylali të artë në turneun “Adem Jashari”

Ditë e diel (01.12.2019) në Istog të Kosovës u zhvillua Turneu Ndërkombëtar në Karate për nder të Komandantit Legjendar Adem Jashari, ndërsa mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet u dedikuan për vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri.
Për të nderuar këtë figurë të madhe të kombit tonë, morën pjesë sportistë nga Shqipëria, Kosova, Turqia dhe Maqedonia e Veriut.
Sigurisht për të nderuar këtë figurë të madhe të kombit tonë dhe për të dhënë kontributin tonë moral dhe kombëtar për të mbijetuarit, me rastin tragjik të tërmetit në Durrës, në këtë aktivitet nuk mungoi edhe Klubi i Karatesë “Drini” të cilët u paraqitën me sportistët më të mirë duke arritur që pesë nga ta të stolisen edhe me medalje nderi, nga të cilat dy medalje ari dhe tre medalje bronzi.
Me medalje ari u stolisën Hamza Zylali (kadet +70kg), i cili dita ditës po shkëlqen në të gjitha arenat ku ai merr pjesë dhe Loriana Ramo (juniore (-59kg) e cila në kë turne ishte në formë të mirë fizike.
Me medalje bronzi u stolisën Pasho Mustafai, Velerda Seferi dhe Zana Xheladini.
Aktiviteti i radhës për sportistët tanë është kampionati Ballkanik në katate, nga data 13-15 dhjetor 2019 i cili do të zhvillohet në Shkup.
K. K “Drini” do ta përfaqësojnë katër sportistë në kuadër të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut Hamza Zylali, motrat Zana dhe Ilira Xheladini dhe Loriana Ramo.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments