Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderInterneti, si t’i mbrojmë fëmijët nga rreziqet

Interneti, si t’i mbrojmë fëmijët nga rreziqet

“Humbja” me orë të tëra e fëmijëve në internet ka sjellë edhe rreziqe, jo vetëm dobi. Madje, nëse do të bëhej një balancë midis këtyre të dyjave, pa diskutim që peshorja do të anonte nga ndikimet negative të internetit te fëmijët.
Arsyeja është e thjeshtë: ata lundrojnë në çfarëdo adresash të mundshme, të cilat i hedhin fëmijët sikurse dallgët e detit nga një breg i panjohur në tjetrin. Shifrat në botë flasin për të dhëna të frikshme të përdorimit të internetit, që i ka çuar fëmijët deri në “gracka” pedofilish, por jo vetëm kaq.
Nëpërmjet internetit shumë fëmijë të moshës 13-15 vjeç komunikojnë me persona të panjohur, ku në mjaft raste bisedat vijojnë edhe me takime që përfundojnë në marrëdhënie seksuale.
Në kushtet kur përdorimi i internetit nga fëmijët nuk po njeh kufij, ekspertët e fushës së fëmijëve kanë përgatitur një paketë këshillash dedikuar prindërve dhe arsimtarëve për t’i mbrojtur ata nga rreziqet potenciale.

Fëmijët dhe adoleshentët e përdorin internetin për gjithçka.

Shpesh, interneti është vend i dobishëm për ta, falë të cilit ata fitojnë aftësi, përvoja dhe njohuri të reja, por njëkohësisht ekzistojnë edhe rreziqe reale që mund të ndikojnë në privatësinë dhe sigurinë vetjake të tyre, madje mund ta vënë në pyetje sigurinë e gjithë familjes.

Derisa janë në internet, fëmijët tuaj mund të hasin në informata apo fotografi shqetësuese, në mënyrë naive të pranojnë apo shkëmbejnë fjalë që mund ta vënë rrezik të gjithë familjen prej vjedhësve (sajber), apo ta infektojë kompjuterin me viruse. Ata mund të hasin në dhunues (cyberbullies), të cilët do të përpiqen t’i trembin apo turpërojnë. Edhe më keq, fëmijët tuaj, pa ditur, mund të komunikojnë me rrëmbyes online (online predators), të cilët e përdorin internetin për të vendosur marrëdhënie shoqërore me fëmijë të lëndueshëm, hiqen se janë moshatarë të tyre, apo ndonjë i rritur tek i cili mund të kenë besim, e më vonë përpiqen t’i bindin që të takohen drejtpërdrejt.

Nuk ka dyshim se ka rreziqe nga përdorimi i internetit, sidomos për fëmijët, por është gabim që për shkak të kësaj t’ua ndaloni qasjen te të gjitha përmbajtjet dhe mundësitë që i ofron ai. Në këtë mënyrë nuk do t’i mbrojmë ata, sepse fëmijët përdorin internet në vende të ndryshme: në shtëpi, në shkollë, te shokët etj., kështu që është e pamundur vazhdimisht të keni kontroll mbi ta, e ç’është më e keqja, do t’ua shkurtoni mundësinë të mësojnë dhe të hulumtojnë shumë gjëra dhe të fitojnë përvoja të reja, të cilat nuk do të mund t’i përjetonin nëpërmjet asnjë mediumi tjetër.

Ndaj duhet të vendosni raport miqësor dhe korrekt me fëmijët tuaj, t’ua shpjegoni gjërat për të cilat duhet të kenë kujdes derisa janë online, dhe të ndërmerrni masa të caktuara deri në atë shkallë e cila nuk do ta dëmtojë privatësinë e tyre, lirinë dhe të drejtën e përzgjedhjes.

Balancën e vërtetë në mes të masave që do të ndërmerrni dhe privatësisë, të drejtave dhe lirive të fëmijëve tuaj, mund ta caktoni vetëm ju, edhe atë në përputhje me moshën e tyre, kushtet dhe vetë fëmijët. Shpesh, fëmijët shumë më mirë i kuptojnë mundësitë që ua ofrojnë teknologjitë bashkëkohore dhe interneti sesa prindërit e vet. Prandaj, që të mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj në zhvillimin e shprehive të mira të internetit, së pari, duhet të njiheni me termat themelore që kanë të bëjnë me përdorimin e internetit, si dhe me aktivitetet me të cilat ata merren online.

Sipas ekspertëve, ky është hapi i parë që duhet të ndërmerrni për mbrojtje më të madhe të fëmijëve nga interneti.

Çfarë bëjnë fëmijët në internet
Komunikojnë me fëmijë të tjerë

Vizitojnë ueb-sajte me përmbajtje argëtuese

E shfrytëzojnë si burim informatash për projektet shkollore dhe për detyrat e shtëpisë.

Edhe pse dobitë e tij i tejkalojnë rreziqet që mbart, megjithatë në internet ekzistojnë edhe këto të fundit.

Ato dalin nga këto karakteristika të internetit:

Mundëson anonimitet, çdokush mund ta fshehë identitetin e vet në internet

Nuk ka kufizim për përmbajtjet që mund dhe lejohen të shpallen

Përmbajtje joadekuate për fëmijë:
Pornografi dhe material tjetër seksual

Fotografi të frikshme të personave të vrarë apo të lënduar rëndë

Urrejtje

Drogë

Armë dhe dhunë

Të dhëna të pasakta dhe irelevante

Nuk ka as kufizim sa i përket përmbajtjeve të cilat mund t’i shpallin fëmijët

Duke shfrytëzuar programet për komunikim apo sajtet për rrjetëzim social, shumë lehtë zbulohen të dhënat personale të tyre, prandaj është i mundshëm dhe keqpërdorimi i tyre nga të tjerë.

Ka hakerë dhe viruse

Funksionimi jo i mirë i sistemit, humbja e të dhënave, dëmtimi dhe shkatërrimi i tërësishëm i disa komponentëve të harduerit.

Ka rreziqe ligjore dhe financiare

Shfrytëzim joligjor i përmbajtjeve të mbrojtura, keqpërdorim i mundësisë për kryerje të

transaksioneve financiare etj.

Fakte statistikore nga bota
Çdo i treti fëmijë në shoqërinë e informatikës ka bllogun apo uebsajtin e vet.

Një hulumtim i kryer me adoleshentë nga mosha 15 deri në 24 vjet ka treguar se 59% e tyre mendojnë se shikimi i pornografisë në internet i inkurajon të rinjtë të kenë seks para se të jenë të përgatitur për atë.

12% e të gjitha ueb-sajteve janë pornografike.

90% e fëmijëve nga mosha 8 deri në 16 vjet kanë parë pornografi në internet, edhe atë në të shumtën e rasteve rastësisht.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments