Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionDrejtësia e kalbur dhe heshtja e Zaevit

Drejtësia e kalbur dhe heshtja e Zaevit

Muhamer Pajaziti

Qeveria e cila drejtohet nga kryeministrit Zoran Zaev kishte ardhur në pushtet me moton “Pa drejtësi nuk ka paqe”. Kjo moto për kohë të shkurtër u shua sikur fluska e sapunit.

U shua edhe Prokuroria e Speciale e krijuar me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë e që kishte për detyrë ti fuste nëpër qeli bosët e krimit në Republikës e Maqedonisë.

Peshqit e mëdhenjë të cilët kanë zhvatur popullin duke vjedhur miliona e miliarda vazhduan të bredhin të lirë, madje shpeshherë flasin edhe për parime e vlera demokratike.

Rreth 20 padi kundrejtë 93 ish zyrtarëve, të cilat janë ngritur nga 15 shtatori i vitit 2015 nuk morrën asnjëherë epilog.

Tani, me kalimin e lëndëve të Prokurorisë Speciale te Prokuroria e Rrregullt vetëm se po ndërrohet kapelat e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe po vazhdon avazi i vjetër i kapjes së shtetit.

Përpos që nuk u luftua krimi politik, nuk u zbardhën e rastet e montuara ndaj shqiptarëve që dënuar me qindra e mijëra burg.

Shteti policor dhe personat që e drejtonin atë për ti kalbur me burg shqiptarët, me qëllimin për ta dëmtuar imazhin e tyre si popull nuk u dënuan asnjëherë.

Nuk u dënuan për maltretimin dhe zhigosjen e shqiptarëve për të pranuar vepra të cilat asnjëherë nuk i kishin bërë.

Nuk u zbardhë as vrasja e pesfishtë te Liqeni i Smilkovës, me gjithë se kryeministrit vet kishte pranuar se ka faktet për pafajsinë e shqiptarëve të dënuar për këtë vepër.

Edhe rasti i Kumanovws mbeti njw mister dhe nuk u lejuar hetimi ndwrkombwtarw.

Për të gjitha këto sot po heshtë Zavi, po heshtin edhe partitë shqiptare në pushtet e opozitë. Po heshtin edhe qytetarët sepse kanë humbur shpresën dhe besimin se një ditë do të bëhet mirë në këtë shtet.

Ky i është Ballkani, një dru i pagdhendur që nuk duron dot transformimin dhe ku politika zhvillohet për qëllime personale dhe jo për të mirën e përgjithshme të shoqërisë.

Shpresat për një jetë në Maqedoni vazhdojnë të vëniten. Qytetarët vazhdojnë të jetojnë me paga minimale derisa sa janë të mbytur nga taksat dhe faturave të kompanive të privatizuara që i rrjepin ata.

Zaev duhet të mbajë premtimin e dhënë për reformimin e sistemit të drejtësisë, ndryshe nuk do të dalloj nga regjimi i kaluar. Zaev nuk duhet të heshtë, por duhet të dëshmoj pse lejoi të shuhet Prokuroria Speciale dhe motoja e tij, Pa drejtësi nuk ka paqe. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments