Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAmdi Bajram, në grupin parlamentar të BDI-së!? (VIDEO)

Amdi Bajram, në grupin parlamentar të BDI-së!? (VIDEO)

Deputeti dhe lideri i Lidhjes së Romëve të Maqedonisë, Amdi Bajram i cili deri tani ishte në koalicion me VMRO DPMNE-në e Nikolla Gruevskit ka vendosur të ndërpresë bojkotin e Kuvendit dhe të kthehet, por duke shprehur dëshirë që t’i bashkëngjitet grupit parlamentar të BDI-së. Bajram i cili njihet për akuzat, fyerjet dhe kërcënimet e rënda në të kaluarën ndaj LSDM-së dhe liderit të saj, Zoran Zaev tani dëshiron t’iu bashkohet deputetëve blu në krye me Ali Ahmetin.

Në linjë telefonike për Alsat M, Bajram konfirmoi se pret të fillojë bisedimet për këtë çështje me partinë e integristëve. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi tha se Bajram ka të drejtë që të punojë si deputet i pavarur dhe se si i i tillë ai mund ta mbështesë cilën parti që dëshiron, por se BDI-ja nuk do ta pranojë kërkesën e tij.

Deri tani nuk kemi informacione të tilla. Amdi Bajram nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar të BDI-së. Ai mund të veproj si deputet i pavarur, por jo edhe si deputet i joni- thonë nga BDI-ja.

Me mbështetjen e politikave të shumicës parlamentare nga ana e Amdi Bajram, me automatizëm numri i deputetëve të mazhorancës rritet në 68 deputetë. Derisa ai i VMRO-DPMNE-së opozitare bie në 50. Përveç Amdi Bajram, si deputet i pavarur që mbështet politikat e shumicës parlamentare është edhe deputeti Çedomir Sazdovski, që vjen nga radhët e partisë së Stevçe Jakimovskit.

Një deputet më shumë në shumicën parlamentare do ta lehtësonte arritjen e kuorumit, respektivisht një votë më shumë do ta lehtësonte miratimin e ndryshimeve ligjore që i planifikon shumica parlamentare.

Anesa Salihi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments