Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArtin Spahiu pyet Ali Ahmetin: Pse e besove aq shumë Ziadin Selën?

Artin Spahiu pyet Ali Ahmetin: Pse e besove aq shumë Ziadin Selën?

Pas intervistës së mbrëmshme të liderit Ali Ahmeti në emisionin Click në- TV21, nga ku ai lëshoi shumë mesazhe dhe tregoi zhgënjimin me Zijadin Selën të cilit i kishte besuar shumë, unë kisha një pyetje:

Pse kaq besuat o kryetar – Ali Ahmeti- në një njeri që: kur ti ishe në lëvizjet ilegale dhe udhëheqës i luftërave çlirimtare të shqiptarëve, edhe pse ishte në një moshën më të mirë për të qenë aktiv dhe që më së shumti u duhej iniciativave, ai në asnjërën nga ata nuk mori pjesë;

kur ti themelove BDI-në si pasardhëse e luftës, ai zgjodhi që të jetë militant i PDSH-së- partisë e formuar në mënyrë tepër të dyshimtë;

kur dhunoheshin shqiptarët nga agresioni kriminal i qeverisjes së PDSH-së dhe kur bandat ishin diktues i politikave të PDSH-së, ai si funksionar i asaj partie kurrë nuk u distancua;

kur lideri i tij paralajmëronte “kasapanen” në zgjedhjet parlamentare të 2016, ai kurrë nuk reagoi, përkundrazi ndihmoi atë kasapane;

kur ty tu pregatit atentati për tët vrarë në zgjedhjet parlamenatare, ai ishte funksionar i partisë që deshi tët likuidojë;

kur partia e tij atë kohë, bashkë me VMRO-në, me të vërtetë bënë kaspanen në zgjedhjet parlamentare të 2008, duke vrarë, plagosur , burgosur e malltretuar qytetarët shqiptarë, ai ishte funksionar i PDSH-së dhe kurrë nuk u distancua;

kur, pas kriminalitetit dhe dhunës të krijuar nga partia e tij në zgjedhje parlamentare 2008, një grup funksionarësh e deputetë të PDSH-së, me në krye Imer Selmanin, u distancuan nga politikat e liderit të tyre Menduh Thaçi, duke kërkur reforma dhe dorëheqjen e tij nga kreu i partisë, ndërsa ai atëherë qëndroi besatar dhe stoik në mbrojtje të liderit Menduh Thaçi, duke u shndërruar kështu edhe i ledhatuari dhe “pëay makeri” i tij;

Kur lideri i tij Menduh Thaçi, sipas përgjimeve, në zgjedhjet lokale të 2013-s i thoshte Sasho Mijallkovit se do të jetë besnik i tij gjer në vdekje, Ai ishte nënkryetar i asaj partie dhe ishte më “lazdraku” dhe i privilegjuari i liderit Thaçi;
Kur Ai, pasi mori kreun e Komunës së Strugës me propozim të Menduh Thaçit dhe përkrahjen tuaj në raundin e dytë, në zgjedhjet parlamentare të 2014, përmes moratoriumit, tradhëtoi partinë e tij që e dërgoi gjer aty, me pretekstin se nuk i pëlqente mënyra arbitrare e vendosjes së kandidatëve për deputet nga lideri i partisë, mënyrë me të cilën ai vetë ishte zgjedhur një vitë më parë si kandidat për kryetar të Komunës së Strugës, gjë që e bëri partinë e tij të mos fitojë asnjë deputet në zonën zgjedhore 5. (burri i mirë nuk ta kërkon borxhin ditën e dasmës e të mortjes) ;

kur Ai mori guximin, bashkë me një lëvizje tjetër, në kulmin e fuqisë së VMRO-së dhe të Sasho Mijallkovit- dostit të liderit që Ai mundohej ta rrëzonte-te formonte parti. Nga gjithë ai guxim?! ;
Pasi formoi partinë e tij, ai gjatë gjithë kohës promovonte shkatërrimin tuaj dhe kurrë nuk dha ofertë për shqiptarët, përkundrazi, fuqishëm, bashkë me partnerin e koalicionit te tij sot, punuan për të mos u bashkuar shqiptarët , për t’u dobësuar dhe për të humbur në mandate;
….

Ndoshta mund të ketë edhe shumë arsye, por këta janë ato që më shkuan ndërmend dhe që jane deri në fazën para se tët afrohej ti dhe ti ta besoje, dhe që për të paktën duhej të kishe rezerva dhe mos entusiazmoheshe me afrimin e një demagogu të tillë. Ka edhe shumë momente pas , te themi kushtimisht, periudhës kur ti fillove ta besosh, (si p.sh. tradhtia e Vesel Memedit, Gëzim Ostrenit, bashkëpunimi me Lëvizjen Besa që e akuzonte si të krijuar nga sherbimet sekrete, bashkëpunimi i fshehtë me VMRO- në zgjedhjet lokale, …etj) dhe që besoj se do ta bëjnë edhe më të fuqishëm bindjen tuaj tani më se ke gabuar që i ke besuar një njeriu që tradhëtoi liderin e tij që e ngriti gjer aty ku është, lëre më ty!

Prandaj kryetar, ndoshta nuk ke rrënë dakord me shumë nga ne që nuk patëm kurrë besim te ai, edhe nga qëllimi juaj i pastër për bashkim shqiptar, na ke tërhequr vërejtjen dhe na ke dhënë sugjerime që të mos kemi dyshime, por këtë herë doli fjala jonë ?

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments