Agim Kaba, artisti dhe modeli shqiptar i famshëm në Amerikë (FOTO)
Kulturë, Slider

Agim Kaba, artisti dhe modeli shqiptar i famshëm në Amerikë (FOTO)

Nuk janë të paktë ata shqiptarë që po na përfaqësojnë denjësisht nëpër botë. Një ndër to është edhe Agim Kaba, 39 vjeç, i lindur në Florida.

Por kush është Agim Kaba? Ai është diplomuar në New York në Biznes, Histori dhe Artet e Bukura. Fillimisht ka punuar si model, ndërsa në vitin 2002 u afirmua si aktor me rolin kryesor në serialin televiziv “As The World Turns”, në stacionin CBS.

Ai ka marrë pjesë edhe në seriale të tjera televizive si “Charmed” dhe “CSI NY”. Eshtë producent i filmit “Happy Ending”, si dhe protagonist i filmit “The Last Film Festival”. Momentalisht jeton në Portland Oregon me bashkëshorten dhe dy fëmijët, si dhe vazhdon karrierën e tij në fushën e artit.

August 31, 2019

Struga Ekspres